Stil jete

Pretendon se i lan enët mirë? Ka ca gabime që mbase i bën dhe ti

Pretendon se i lan enët mirë? Ka ca gabime që mbase i bën

Edhe nëse je superpastërtore asnjëherë nuk i dihet. Mund të jesh duke bërë ndonjë gabim të vockël gjatë larjes së enëve. Nuk do ta bësh më, pasi të lexosh më poshtë:

Je shumë e organizuar me lugët në lavastovilje

Nëse i vendos të gjitha lugët në një drejtim, në vendin e vet rrezikon t`u pengosh hapësirat për t`iu hyrë uji dhe detergjenti. Ndaj disa lugë i fut sërish në lavaman pasi lavastovilja ka mbaruar procesin. Mënyra më e mirë është t`i vendosësh disa me kokën lart e disa me kokën poshtë.

Tigani në lavastovilje

Na vjen keq të të themi që duhet ta lash me dorë dhe sodë në rast se ka ushqim në mbetur nëpër anë, por jo në lavastovilje. Aty do ta ndryshkësh shpejt.

Lan vetëm enën e ekspresit

Dhe nuk e ke idenë sa e papastër është pjesa tjetër. Laje çdo ditë, të gjithë trupin e ekspresit. Të paktën njëherë në ditë.

E injoron pastrimin e pjatave jashtë lavamanit

Pastaj ose të duhen dy orë të pastrosh mirë e mirë lavamanin ose ai bllokohet fare.

*Burimi Cosmopolitan