Stil jete

Princesha Charlene u kthye, por jo pa çmim. Princi po e paguan miliona euro që të qëndrojë me të

Princesha Charlene u kthye, por jo pa çmim. Princi po e paguan miliona

Princi Albert i Monakos ka nënshkruar një 'kontratë ultra-konfidenciale' që nuk u mbajt sekret sa duhej. Thuhet se Albert po i paguan gruas së tij Charlene më shumë se 10 milionë paund në vit për të përmbushur detyrat e saj mbretërore.

Mediat kryesore franceze raportuan se sundimtari 64-vjeçar po bënte gjithçka që ishte e mundur për të mbajtur Princeshën Charlene në krahun e tij në ngjarje publike.

Charlene qëndroi më shumë se një vit në Afrikë, pasi u prek nga një virus.

Mediat kryesore franceze thanë se rishfaqja e papritur e Charlene në fundjavë u mirëprit nga të gjithë vëzhguesit mbretërorë. Por Princesha nuk u kthye pa asnjë çmim. Ajo e detyroi princin ta paguajë 12 milionë euro në vit për t`i dalë në krah në evente.

Princesha Charlene u kthye, por jo pa çmim. Princi po e paguan miliona

Në fund të prillit, Charlene bëri paraqitjen e saj të parë me familjen në Kampionat.

Charlene dhe bashkëshorti i saj u shfaqën me binjakët e tyre shtatë vjeçarë, Princeshën Gabriella dhe Princin Jacques, në turneun e Rugby Sainte Dévote të shtunën e kaluar.

Princesha Charlene u kthye, por jo pa çmim. Princi po e paguan miliona

Ish-notarja olimpike mori një infeksion të sinusit gjatë një udhëtimi bamirësie në Afrikë dhe sëmundja e la në spital për disa kohë.

Charlene më në fund u kthye në Monako nëntorin e kaluar, por më pas u nis për në Zvicër për të marrë një tjetër trajtim pasi pati një gjendje debulese të përgjithshme.

Ka pasur lajme vazhdimisht për një krisje midis Princit dhe Princeshës.

Në atë kohë, Charlene u quajt "Nusja e arratisur" nga mediat franceze pasi dyshohej se u përpoq të ikte para dasmës. Eksperti mbretëror Stephane Bern është ndër ata që kanë spekuluar se shëndeti i Charlene përdoret shpesh për të fshehur problemet në marrëdhënien e tyre.

Përpara disa kohësh Albert u përball me një padi pasi një grua e akuzonte se kishte fëmijë me të. Gruaja braziliane deklaronte se e takoi princin në një klub nate në Rio në 2004-ën dhe nga ajo natë lindi një vajzë. Që nga ai moment, i daljes së këtij lajmi, Charlene nisi të zhdukej.