Prindërit rrëfejnë gënjeshtrat më të mëdha që u kanë thënë fëmijëve

Nuk është mirë të gënjesh, sidomos fëmijët. Por ja që për rritjen e tyre nuk ka receta të gatshme. Prindërit, të lodhur dhe mbingarkuar, me raste detyrohen t`i gënjejnë fëmijët për të shmangur mosbindjen apo akoma më keq shpërthimin e inatit dhe të qarave. Si i gënjejnë? Cfarë u thonë? Disa prindër u rrëfyen dhe imagjinata e tyre është vërtet gazmore.
Fëmijët e mi mendojnë se Zana e Dhëmbëve është alergjike nga pluhuri dhe s`mund të vijë nëse dhoma nuk është totalisht e pastër.
Doja të pija një kafe vetëm në sallon, për 5 minuta qetësi dhe i dërgova fëmijët të kërkonin në dhomën e tyre një lodër, që në fakt gjendej në xhepin tim. Më ndiqni për më shumë këshilla: Si t`ua hedhim fëmijëve!
E binda vajzën time që ekziston një lojë “Ta vëmë babin në gjumë”, edhe e çova në shtrat që ajo të më vinte në gjumë. Kjo është arritja ime më e madhe si prind.
Unë jam e rritur dhe e di se ç`bëj. Kjo është gënjeshtra më e madhe që u kam thënë fëmijëve të mi.
U kam thënë që nuk ndizet makina po nuk dëgjoi zhurmën kërc që bën rripi i sigurimit kur vendoset.
Unë u kam thënë fëmijëve që nuk është mirë të gënjesh dhe ndërkohë një ditë u thashë që Baby Shark ishte djegur në fabrikën e Internetit.
Babi nuk dëgjon kur është errësirë, kështu që thërrit mamin natën nëse zgjohesh. Dhe kjo funksionoi derisa gruaja e zbuloi.
I thashë djalit që dyqani nuk do më shiste më bebilina kështu që duhej t`i kryente nevojat personale në uturak.
S`kisha nerva dhe kohë të prisja që t`u bëhej buka në mëngjes në thekëse, ndaj i binda fëmijët të hanin një super ushqim: tost të ftohtë. Tani është ushqimi i tyre i preferuar.
Kur të rritesh mund të bësh ç`të duash.
Kur djali im do të shikojë në Tv kukullat e preferuara, unë i them që personazhi kryesor po bën një sy gjumë. Deri tani më ka funksionuar. Djalin e kam katër vjeç.
Ohh, jo po kjo është çokollatë për të rriturit.
Më vjen keq bir po ata s`po prodhojnë me bateri për këtë lodrën tënde.
I gënjeva fëmijët duke i thënë që në ditët e fundjavës janë në fakt ditë shkollë. Edhe kështu ndaluan së u zgjuari që pa gdhirë.