Stil jete

Profil/ Kel Joti, bankieri që u bë menaxher i suksesshëm!

Profil/ Kel Joti, bankieri që u bë menaxher i suksesshëm!

Ka qenë Dritan Hoxha ai që pa i pari tek Kel Joti, miku i tij talentin në drejtim. I ftohtë, fjalëpak, por një detajist dhe këmbëngulës që në drejtimin e Top Channel, Kel Joti pati vend.

Nga 1998 deri në 1993 Joti ka qënë drejtor tek Top Albania Radio, më pas pasi është hapur televizioni ka drejtuar televizionin.

Pas ikjes së Tanit, Joti vijoi deri në vitin 2015, duke dhënë dorëheqjen pa zhurmë e bujë, edhe pse zërat folën për mosdakordësi mbi politikat drejtuese.

Profil/ Kel Joti, bankieri që u bë menaxher i suksesshëm!

Pas një periudhe të shkurtër pushimi, Joti emërohet në krye të QSUT (Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza).

Profil/ Kel Joti, bankieri që u bë menaxher i suksesshëm!

Tani pas 5 vjetësh, ai rikthehet në botën e televizonit sërish si për të thënë që kjo botë sa e komplikuar, aq e dashur mbetet.

Enkelejd Joti u diplomua në ekonomi-financë. Ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga viti 2003 deri në dhjetor të 2015-ës.

Katër vitet e fundit ka qenë drejtues i QSUT-së.

Ai ka tre fëmijë. Është baba i dy djemve dhe një vajze.