Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite figura, personalitete, heronj për të cilët duhet të jemi krenarë e duhet t’i kujtojmë në çdo kohë, për vlerat që kanë shenjuar tek secili prej nesh.
Ky është edhe qëllimi i fushatës së re të kompanisë “Lufra”: të promovojë figurat e kombit tonë përmes një pijeje tradicionale shqiptare.
Figurat e përzgjedhura për këtë fushatë, që nga mbretëresha Teuta, Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Shote Galica e Adem Jashari iu përkasin kohëve, momenteve, ngjarjeve e qasjeve të ndryshme... por mbledhur nën një emërues të përbashkët: si vlera të kombit shqiptar.
Jo pa qëllim është zgjedhur për këtë fushatë sezoni veror kur fluksi i turistëve mbërrin në pikun e tij e kur tradita, vlerat tona mund të promovohen fuqishëm edhe për të huajt që zgjedhin të vizitojnë e kalojnë pushimet në Shqipëri, që ka jo vetëm bukuritë natyrore si atraksion por edhe traditën, historinë dhe figurat e shquara që e kanë shkruar atë.
Çdokush, ndërsa zgjedh të freskohet me një produkt tradicional shqiptar, siç është dhalli Lufra, mund të njohë apo dhe të rikujtojë për një çast historinë e bukur shqiptare, për të cilën duhet të ndihemi krenarë, duhet ta kujtojmë e vlerësojmë në çdo kohë. Lufra, kompania që mbart traditën si vlerë kryesore të saj, do të vazhdojë ta kryejë gjithmonë këtë mision.