Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahej më 4 nëntor, është shtyrë për në 8 dhjetor. Kryeministri Rama që ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar, këtë të hënë ju ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaji të vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024.
Ndërkohë, lidhur me situatën bllokuese që opozita paralajmëron se do të vijojë dhe në seancat e kësaj jave, Rama, mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se do të marrin qëndrime të unifikuara në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.