Stil jete

Pse aroma e trupit ndryshon me kalimin e moshës?

Pse aroma e trupit ndryshon me kalimin e moshës?

Një eksperiment ka vërtetuar se është e mundur të zbulohet mosha e  njeriut vetëm duke i ndjerë aromën. Për shkak të shëndetit, medikamenteve, dietës ushqimore që ndryshon me moshën dhe ndryshimeve hormonale, aroma e trupit nuk është njësoj gjithmonë.

Ndërsa plakemi, ka më shumë të ngjarë të kemi probleme shëndetësore. Dhe disa sëmundje si diabeti mund të ndryshojnë erën e trupit.

Sëmundje të tjera dihet që ndryshojnë aromën e trupit janë hipertiroidizmi dhe sëmundjet e mëlçisë.

Kur acidet yndyrore bien në kontakt me ajrin, ato krijojnë vetvetiu një kimikat në trupin e të moshuarit që njihet për erën e tij të thartë, të gaztë dhe të yndyrshme.

Ndryshimi i dietës tuaj me moshën

Ushqimet si peshku, erëzat dhe mishi i kuq mund të ndikojnë gjithashtu.

Sasia e ujit në dietën tonë ditore është një tjetër arsye për aromën e trupit. Një gojë e thatë është vendi i përsosur për rritjen e baktereve, pasi nuk lahet nga pështyma ose uji.

Medikametet, sidomos ato kundër depresionit, mund të ndryshojnë aromën gjithashtu.

Higjiena e përgjithshme e dhëmbëve

Pështyma është mbrojtja jonë natyrore kundër erës së keqe të gojës, dhe sa më shumë plakemi, aq më pak pështymë krijon goja jonë. Kur fillojmë të vëmë protezat, ne gjithashtu rrisim shanset për të futur baktere të këqija në gojën tonë, edhe nëse ato pastrohen rregullisht. Sëmundja e mishit të dhëmbëve është shumë më e zakonshme tek njerëzit e moshuar, e cila mund t'ju japë erë të keqe gojës, por edhe trupit.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al