Pse Babagjyshi vishet me të kuqe e me të bardhë
Kostum i kuq kadife, me gëzof të bardhë, çizme të gjata të zeza, komode, kapelë. Kjo është uniforma e Santa Claus.
Mund të ketë disa variacione, por pamja e tij e ngulitur në memorie, ajo tipikja është kjo.
Por Babadimri nuk vishte gjithmonë të kuqe, dhe në fakt, veshjet e tij u bënë këto që janë në një shembull të tërë.
Paraardhësit e tij përfshijnë peshkopin e hershëm të krishterë St. Nicholas dhe ekuivalenti i tij holandez Sinterklaas, Patriarkun francez Père Noël dhe foshjën Jezus Christkindl që sillte dhurata (në Gjermani).
Santa i amerikanizuar fillimisht filloi të merrte formë në 1820 dhe vazhdoi të evoluonte përmes poezisë, editorialit ilustrimeve dhe reklamave.
Po pse këto ngjyra?
E kuqja simbolizon gjakun e Krishtit kur u kryqëzua, por edhe artin e dashurisë, që ai ua mësonte të tjerëve.
E bardha është ngjyra e dëborës në dimër, stina që përkon me festat e fundvitit. Simbolikisht, ajo përfaqëson pastërtinë dhe paqen.