Stil jete

Pse burrat i kanë kopsat nga e djathta dhe gratë nga e majta?

Pse burrat i kanë kopsat nga e djathta dhe gratë nga e majta?

Ndoshta nuk e ke menduar kurrë arsyen përse. As të shkon në mend në pikë të mëngjesit t`u futësh filozofive të tilla ndërkohë që rend me vrap për të dalë nga shtëpia në kohë.

Kopsat kanë qënë në rroba që nga kohërat parahistorike për të mbyllur mantelin. Pastaj u përhapën masivisht në Evropë gjatë Mesjetës.

Në kohët e sotme, veçse funksionale, kopsat janë edhe aksesorë.

Dallimi i atyre midis burrave dhe grave daton që nga vitet 1800.

Kopsat e grave ishin ato që u vendosën në të majtë, pasi në veshjet e burrave kishin qenë gjithmonë në të djathtë, duke qenë se ishin të parët që patën kopsa. Pra u bë si një mënyrë për të diferencuar veshjet mes tyre.

Disa shpjegime lidhën me luftën. Me mbajtjen e shpatës tek burrat. Të tjera lidhen me erën. Gratë i kanë në të majtë në mënyrë që era të mos ua hapë e të tregojë më shumë seç duan.

Një fakt tjetër lidhet me faktin që gratë janë mësuar ta mbajnë fëmijën e sapolindur zakonisht në të majtën (diçka instiktive), ndaj e kanë më komode për t`i hapur kopsat në këtë anë.

Megjithatë shpjegimi më bindës është ai që lidhet me gratë e pasura, të cilat nuk visheshin vetë, por ndihmoheshin nga punonjëset e tyre të cilat e kishin më të mbarë të mbyllnin kopsat në të majtë.

*Burimi Roba Da Donne