Stil jete

Pse çdo ditë duhet të jetë një 'Mandela Day'

Pse çdo ditë duhet të jetë një 'Mandela

Disa njerëz nuk janë thjesht politikanë, mendimtarë, aktivistë. Ata janë simbole, si kur janë në jetë, ashtu edhe pas vdekjes. Për këtë arsye, që nga viti 2009 çdo 18 korrik (që është data e lindjes së Nelson Mandelës) festohet në të gjithë botën si Dita e Mandelës. Po edhe pse sot, jemi larg nga Korriku i ardhshëm, çdo ditë ia vlen të jetohet si “Mandela Day”.

Dita e Mandelës: Pse dhe si lindi?

Duke njohur historinë e gjatë të rolit drejtues dhe mbështetjes së Nelson Rolihlahla Mandela për luftën e Afrikës për çlirimin dhe unitetin e Afrikës, kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijimin e një Afrike të Jugut jo-racore, jo-seksiste, demokratike dhe përkushtimin e tij në shërbim të njerëzimit, në fushat e zgjidhjes së konflikteve, dhe të drejtave të fëmijëve, grupeve të tjera të cenueshme, si dhe zhvillimin e komuniteteve të varfra dhe të pazhvilluara, Mandela është frymëzim.

Presidenca e tij zgjati vetëm një mandat, sepse ai vendosi të mos rikandidonte, por trashëgimia e Mandelës mbetet themelore, në Afrikën e Jugut dhe më gjerë.

Lufta kundër varfërisë ishte një nga prioritetet e Mandelës dhe fatkeqësisht është ende sot problematikë. Pandemia e Covid-19 ka përkeqësuar e kanë vështirësuar situatën. Ndaj, është e nevojshme që secili prej nesh, jo vetëm më 18 korrik, por çdo ditë, të bëhet një mjet ndryshimi, duke vepruar në mënyrë aktive kundër varfërisë.

46% e të rriturve të Afrikës së Jugut të anketuar në fund të vitit 2020 thanë se familjet e tyre shpesh duhej të shkonin në shtrat të uritur gjatë pandemisë Covid-19 sepse nuk kishin para të mjaftueshme për ushqim. Po njerëz të varfër ka në të gjithë botën. Aty ku është mundësia për vullnetarizëm, aty ku është mundësia për një dorë që të ushqejë tjetër dhe mospërdorimi i ushqimit, janë disa nga gjërat që çdokush mund të bëjë çdo ditë.

Kush ishte Mandela?

Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918 në fshatin Mvezo, ishte pasardhës i mbretit të popullit Thembu. Mandela është mbiemri i marrë nga gjyshi nga babai.

I rritur si një bari, ai tha se trashëgoi ndjenjën kokëfortë të drejtësisë nga babai i tij, derisa mori në 1940-ën diplomë në drejtësi.

Ai u arrestua për herë të parë në 1952-shin për shkeljen e ligjit për shtypjen e komunizmit. Në vitin 1956 u arrestua dhe u gjykua për 'tradhti të lartë' kundër shtetit, por u lirua në vitin 1961. Vitin tjetër u burgos sërish dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Në total, kaloi 26 vjet në burg dhe u lirua më 11 shkurt 1990.

Në 1993, Mandela mori Çmimin Nobel për Paqe.

Më 27 Prill 1994 Mandela votoi për herë të parë në jetën e tij; Më 9 maj ai u zgjodh nga Parlamenti si Presidenti i parë i një Afrike të Jugut demokratike. Të nesërmen ai përuroi presidencën e tij, me fjalimin e famshëm që shënoi fundin zyrtar të aparteidit.

Nelson Mandela vdiq më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johanesburg pas një sëmundjeje të gjatë.