Stil jete

Pse çdo politikan duhet të mbjellë lule

Pse çdo politikan duhet të mbjellë lule

Të merresh me kopshtin është kurative dhe më shumë se kaq. Po nëse s`ke kopsht? Mund të merresh me ballkonin. E nëse s`ke ballkon, qoftë edhe me disa vazo lulesh për t`i vënë në dritare.

Camille Dungy, shkrimtare, sugjeron se çdo njeri, por sidomos çdo politikan duhet të mbjellë, të angazhohet me dheun, bimët, natyrën.

Pse çdo politikan duhet të mbjellë lule

Pse?

"Së pari, ajo që nënkuptoj me 'person i angazhuar politikisht' është çdo person me interes të veçantë në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët dhe këtë planet. Pra, përkufizimi se çfarë është një 'person politik' është shumë i madh.

Ka dy arsye që unë mendoj se kopshtet janë të rëndësishme për njerëzit që kanë një interes të veçantë në mënyrën se si ne i trajtojmë njerëzit e tjerë dhe këtë planet. Një: kopshtet janë hapësira përtëritjeje, rigjenerimi dhe paqeje. Por gjithashtu, kopshtet janë vende ku mësohet shumë për durimin, rritjen, ndërthurjen dhe shfaqjet befasuese të bukurisë. Dhe ata që përpiqen për të ndërtuar një kulturë, komunitet apo planet mbështetës më bujar, të dashur, më të qëndrueshëm kanë nevojë për shembuj durimi dhe bukurie", thotë ajo.