Pse çunat donzhuanë na tërheqin dhe eksperimenti me pëllumbat

Shkenca magjepsëse që qëndron pas varësisë ndaj djemve. është interesante sesi një eksperiment i thjeshtë me pëllumbat shpjegon pse përgjthësisht vajzat tërhiqen nga djemtë e lëvizur, nga ata që janë të paqëndrueshëm në lidhje e që rrjedhimisht të çojnë drejt një lidhjeje toksike.
Eksperimenti me pëllumbat
Në një kafaz ishte pëllumbi numër 1. Sa herë që tërhiqte një levë, i vinte ushqimi.
Në kafazin tjetër ishte pëllumbi numër 2. Fillimisht, sa herë që edhe ky pëllumb lëvizte levën, i vinte ushqimi.
Më pas, pëllumbit numër dy i vinte ushqimi, por një herë në gati 20 të lëvizura të lë levës.
Kurse pëllumbit numër 1, vijonte t`i vinte ushqim sa herë që prekte levën.
Çfarë u kuptua?
Në rastin e dytë, pra tek pëllumbi numër dy, ushqimi mezi pritej dhe entuziazmi ishte më i madh sesa në rastin e parë që ushqimi vinte me çdo prekje të levës.
Psikologët kuptuan se i njëjti entuziazëm dhe tërheqje vjen edhe në rastin e marrëdhënieve dhe jo vetëm. Jemi të prirur të tërhiqemi nga gjërat që mezi i presin dhe fakti do ta marrim apo jo diçka, na tërheq më shumë sesa gjëja e sigurtë. Pra, i bën mesazh dhe është shumë më interesante të presësh do të krthejë përgjigje apo jo, sesa ta kesh të sigurt se do të të kthejë. Edhe pse kjo e dyta është më e mira dhe lidhja më e shëndetshme.
Kjo shpjegon pse njerëzit qëndrojnë në lidhje toksike, por edhe pse tërhiqen nga lojërat e fatit. E fitoj apo jo? Siç eksperimenti me pëllumbat tregon, duket diçka interesante.