Stil jete

Pse disa qime në trup rriten më shumë?

Pse disa qime në trup rriten më shumë?

Mund të të ketë ndodhur edhe ty që teksa prek ndonjëherë krahun ose qafën të kap dora ndonjë qime të bardhë e më të gjatë se të tjerat. Mos u shqetëso se nuk je i vetmi apo e vetmja.

Nuk ka një emërtim specifik për këtë fenomen edhe pse ndodh shpesh. Mendohet se mund të jetë si pasojë e nivelit të hormoneve dhe faktorëve gjenetikë.

Mutacionet e rastësishme lejojnë që disa folikuj “të caktuar” të flokëve të qëndrojnë më gjatë në të ashtuquajturën fazë anagjene në të cilën flokët rriten në mënyrë aktive. Si rezultat, kjo gjëndër e vetme ka më shumë kohë për ta rritur një qime. Luhatjet hormonale që ndodhin në vende të ndryshme, si mjekër ose zona T, gjithashtu mund të shkaktojnë këto anomali. Nëse këto qime ju shqetësojnë, dermatologët sugjerojnë t’i hiqni me piskatore.

*Burimi Bright Side