Stil jete

Pse duhet të mbash një ditar gjumi?

Pse duhet të mbash një ditar gjumi?

Sa herë të ndodh që për shkak të shqetësimeve apo mijëra mendimeve në kokë mos të të zërë gjumi natën? Ose më keq akoma të zgjohesh në mes të natës? Zgjidhja është ditari i gjumit. Më saktë që shkruhet para gjumit.

E thënë thjesht, mbajtja e një ditari në të cilin hidhni mendimet para se të flini, do t'ju ndihmonte të pastroni mendjen dhe të relaksoheni.

Çfarë po mendon? Çfarë po ndjen? Çfarë do për të tashmen? Çfarë do për të ardhmen? Të gjitha hidhi të zezë mbi të bardhë.

Kjo është një praktikë që, siç tregohet nga një studim i kryer nga Universiteti Baylor, lehtëson momentin e të fjetjes dhe cilësinë e gjumit gjatë natës dhe sjell një sërë përfitimesh për trupin dhe mendjen falë fuqisë terapeutike të shkrimit.

Ka një sërë përfitimesh në fakt:

aftësia për të pastruar dhe qetësuar mendjen;

reduktimi i gjendjeve të ankthit;

uljen e niveleve të stresit;

një pamje më e ndërgjegjshme e problemeve dhe/ose shqetësimeve të përjetuara;

rritja e aftësive për zgjidhjen e problemeve;

përmirësimi i cilësisë së gjumit dhe kohëzgjatja e tij;

rritja e përqendrimit gjatë ditës;

rivendosja e një ekuilibri të brendshëm dhe emocional:

kurimi i pagjumësisë tek ata që vuajnë prej saj.

Kjo praktikë, për rrjedhojë, do të çonte në një përmirësim të përgjithshëm të cilësisë së jetës.