Stil jete

Pse duhet të zgjohesh nga ora me zile dhe jo nga telefoni

Pse duhet të zgjohesh nga ora me zile dhe jo nga telefoni

Kam rivendosur në funksion orën me zile. Atë të vjetrën. Një mekanizëm i anashkaluar në botën e sotme të sinkronizuar teknologjikisht ku telefoni bën gjithçka.

Pse?

Sepse, përpara se të merrja një orë analoge në dhomën time të gjumit, kisha mesatarisht dy orë e 56 minuta kohë para ekranit në javë, dhe telefoni im ma thoshte këtë çdo të hënë.

Dhe, çdo mëngjes, ndërsa përpiqesha të shtypja vetëm "snooze", do të përballesha me një stuhi njoftimesh që grumbulloheshin njëri pas tjetrit në ekran. Telefoni im tregonte se miqtë e mi kishin shkëmbyer 34 mesazhe në Ëhatsapp që unë s'i kisha lexuar. Kisha njofttime nga Instagram dhe dhjetëra email nga shumë llogari. Njoftimet më mbushnin me një frikë dhe stres për ditën e ardhshme para se të pija kafenë e mëngjesit.

Nuk e kisha kuptuar deri më sot, por kjo orë jo më kot ishte krijuar. Nuk kishte asnjë dritë që të të vriste sytë, nuk kishte rreze për t`u mbajtur tek koka, dhe mbi të gjitha e kryente më së miri funksionin. Më zgjonte. Alarmi i saj shpotitës më zgjon pa u menduar shumë. Ndryshe nga zilja e ëmbël e telefonit që mund ta shtyj çdo 5 minuta deri në drekë.

Ora me zile është krijuar në 1874-ën kur francezi Antoine Redier u bë personi i parë që e patentoi. Dhe në vitin 1876, një orë e vogël mekanike me mbështjellje u patentua në SHBA nga Seth E. Thomas, gjë që nxiti prodhuesit kryesorë të orës amerikane të fillonin të bënin orë të vogla alarmi.