Stil jete

Pse duhet t`i çoni fëmijët në shkollë deri ditën e fundit

Pse duhet t`i çoni fëmijët në shkollë deri ditën

Në ditët e fundit të shkollës shumë prindër bëhen më tolerantë dhe kanë predispozitën që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë. Për ta Lira Gjika ka një mesazh.

Pse duhet t`i çoni fëmijët në shkollë deri ditën

“Prindër, mësues nxitini fëmijët të shkojnë në shkollë deri ditën e fundit, ka të bëjë me vullnetin për ta çuar një detyrë deri në fund. Është e vërtetë që programi ka mbaruar por jo shkolla. Për çudi këtë detyrë të rëndësishme që tregon seriozitetin e të rriturve si prindër dhe mësues, ne nuk e marrim seriozisht. E mi se programi ka mbaruar, për çfarë të shkojë, edhe fëmijët e tjerë nuk shkojnë, të rrijë vetëm ky? Ky krahasim se, çfarë bëjnë fëmijët e tjerë duhet të bëjë dhe fëmija i tyre është vetëm i dëmshëm, pasi e pengon fëmijën në drejtim të vullnetit. E detyron fëmijën që të jetë i varur nga të tjerët dhe jo të mendojë si të marri vendim ai vet. Tek e fundit kjo është detyra e shkollës, të zhvillojë te fëmija mendimin e tij. Por kur shkolla nuk respekton periudhën e mbarimit të shkollës, fëmijës çfarë shembulli dhe sistem vlerash i ofrohet? Në shkollë shkojnë të gjithë pa përjashtim dhe shkolla ka për detyrë ti bëjë të gjithë qytetarë të zbatojnë rregullat dhe të zgjedhin fjalët kur flasin”, shkruan Lira Gjika.