Stil jete

Pse është e rëndësishme të gatuash me fëmijën?

Pse është e rëndësishme të gatuash me

Mund të të bezdisë në njëfarë mënyre rrëmuja që bën fëmija në kuzhinë. Po është shumë e rëndësishme që ta mbash aty teksa gatuan dhe ta përfshish në këtë proces. Arsyen e shpjegon Lira Gjika në statusin e radhës në rrjete sociale.

Pse është e rëndësishme të gatuash me

“Vetëm njeriu gatuan

Gatimi është një nga hapat e parë që njeriu mëson dhe zhvillon për të qenë një person më vete. Prindër, mësojani fëmijës këtë “gur themeli” të njerëzores. Natyrisht, që ka gjëra, që do ti bleni, por është shumë njerëzore kur prindërit gatuajnë. Gatimi i një keku sëbashku apo për fëmijën dhe që mund ti jepet me vete edhe në shkollë është shumë domethënës për të. Ky veprim për fëmijën është siguri, ai nuk është vetëm edhe në shkollë ka me vete një gjë të përgatitur mamit apo të babit. Zakonisht tek ne, kujdesin dhe përgatitjet për fëmijën i kryen nëna. Mirë do të ishte që edhe babai të bënte të njëjtën gjë. Njerëzorja fillon me ushqimin dhe si femra dhe mashkulli duhet të dinë ta ushqejnë veten mirë dhe këtë gjë duhet të kujdesen tia transmetojnë fëmijëve të tyre. Ky “mësim” duket si diçka e thjeshtë por është hapi i parë drejt të qënit i pavarur apo zot i vetes.

Fëmija shikon që prindërit shkojnë në punë, kujdesen për veten dhe për të tjerët (fëmijët) madje i pregatisin një ushqim që asaj apo atij i pëlqen dhe ky do të jetë modeli që ai apo ajo do të ndërtojë veten si i rritur në të ardhmen”, shkruan Lira Gjika.