Stil jete

Pse fëmijët 6 deri në 11 vjeç kanë frikë?

Pse fëmijët 6 deri në 11 vjeç kanë frikë?

Kur janë të vegjël fëmijët nuk e njohin frikës, as nga errësira, as nga gjilpëra, as nga rë qëndruarit vetëm, nga asgjë. Kur rriten pastaj, diku rreth moshës 6 vjeçare, shfaqet kjo ndjesi. Zgjat për disa vite, zakonisht deri në moshës 11-vjeçare, por si shpjegohet psikologjikisht? Pse kanë frikë fëmijët?

Pse fëmijët 6 deri në 11 vjeç kanë frikë?

Pse fëmijët 6 deri në 11 vjeç kanë frikë?

E shpjegon Lira Gjika në një status në Facebookun e saj.

"Frika e kësaj periudhe nuk ka të bëjë me të diturin e gjërave, por me procesin e rritjes dhe ndjeshmërinë e lartë të shqisave. Kjo frikë është normale dhe nuk është kapricco apo tekë. Në fakt djali dhe vajza e kësaj moshe mëson si të përballojë e zgjidhë vetë situatat. Është mosha kur njeriu mendon, kupton dhe fillon të përballojë me forcat e veta jetën, realitetin, frikrat dhe gëzimet. Mëson të marrë përgjegjsi për fjalën dhe veprimet e veta. Të rriturit pranë fëmijëve të kësaj moshe, sidomos prindërit, në vend, që të bezdisen e hutohen duhet të ndihmojnë fëmijën ta kalojë sa më shëndetshëm këtë periudhë të jetës. Shpesh veprimet e të rriturve, pranë fëmijës së friksuar, demostrojnë padurim, bezdi dhe etiketime, që në fakt rëndojnë më shumë situatën. Prindërit, të afërmit, si gjyshërit, por edhe mësuesit duhet të qetësojnw fëmijën, duke i treguar se edhe ata si ai apo ajo, kështu janë ndjerë kur ishin në këtë moshë. Rritja nuk është gjë tjetër vetëm se një kombinim i frikës me ngazëllimin që arriti ta përballojë sfidën me të cilën e përballi rritja. Pa besimin dhe ndihmen tuaj, prindër e të rritur të tjerë, fëmija mbetet i dyzuar ndërmjet turpërimit si i dështuar e frikacak dhe frikës nga e panjohura".