Stil jete

Pse gratë në Amerikë po fshijnë nga telefoni aplikacionet e ciklit menstrual?

Pse gratë në Amerikë po fshijnë nga telefoni aplikacionet e

Menjëherë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi ligjin “Roe kundër Wade”, shumë njerëz në internet këmbëngulën se të gjithë duhet të fshinin aplikacionin e ciklit menstrual sa më shpejt të jetë e mundur. Madje disa i kanë fshirë. Po pse?

Miliona njerëz përdorin gjurmuesit e menstruacioneve si një mjet ndihmues për të ditur se kur janë duke ovuluar, ose kur cikli i është vonuar. Kështu mund të jenë në dijeni më herët për një shtatzëni të mundshme.

Në një studim të vitit 2019 nga Fondacioni Kasier Family, pothuajse një e treta e amerikaneve thanë se e kanë ndjekur ciklin e tyre menstrual me një aplikacion.

Mbrojtësit e privatësisë paralajmërojnë se aplikacionet e gjurmimit të ciklit menstrual mund të përdoren për të vëzhguar gratë shtatzëna dhe të paraqiten si provë që dikush duhet të ndiqet penalisht në rastin e një aborti.

Nëse kanë nevojë të përdorin domosdoshmërisht një aplikacion të tillë, gratë po sigurohen që ai të mos përdorë një server ose gjurmim të palëve të treta.

Nuk është hera e parë që dyshohet për shitje të informacionit nga këto aplikacione. Në shumë raste është vërejtur se kur një grua ka pasur vonesë cikli, në rrjete sociale i janë shfaqur reklama karrocash, rrobash apo çdo pajisje dhe aksesori tjetër shtatzënie dhe për rritjen e një bebi. Kështu që nëse këto të dhëna shiten tek biznesi, si mund të mos i vihen ligjit dhe institucioneve në përdorim?

Heqja e ligjit “Roe kundër Wade” u jep të drejtet shteteve amerikane të vendosin vetë mbi ligjin ndaj abortit. Më shumë se gjysma e tyre janë rrugët për ta ndaluar.