A e keni vënë re se mushkonjat nuk u larguan me ikjen e verës? Në fakt as vetë vera nuk u largua lehtë. Pikërisht temperaturat ende mbi normalen për stinën kanë bërë që insektet të jenë ende prezente.
“Temperaturat shumë mbi mesataret sezonale kanë krijuar kushte të favorshme për një ndryshim të cikleve të jetës dhe riprodhimit të këtyre insekteve”, deklaron presidenti i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Mjedisore. Edhe Italia po vuan nga ky problem, madje në nivele shqetësuese.
Sezoni i mushkonjave po zgjatet për shkak të vjeshtës së butë. Ka raporte të shumta për mushkonjat ende të pranishme si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Po deri sa do të zgjasë.
Kjo situatë fatkeqësisht rrezikon të vazhdojë deri për Krishtlindje. Gjithmonë sipas Shoqatës Italiane e Mjekësisë Mjedisore (Sima).
“Nxehtësia anormale, në fakt, lejon që vezët e mushkonjave të mbijetojnë falë një vjeshte më të butë dhe insektet e rritura të qëndrojnë të gjalla më gjatë, të riprodhohen dhe të shumohen”, shpjegon presidenti i Sima, Alessandro Miani.
“Një diskutim që nuk vlen vetëm për llojet e mushkonjave që janë më rezistente ndaj të ftohtit, si ato japoneze (Aedes japonicus japonicus) ose koreane (Aedes koreicus), të pranishme mbi të gjitha në disa zona të Italisë Veriore, por që në Shqipëri nuk mbizotërojnë.
Në gjithë botën ka mbi 3000 lloje mushkonjash.