Pse Kate Middleton nuk dëshiron që njerëzit të flasin më për stilin e saj të veshjes

Një burim nga Pallati Kensington ka bërë të ditur se detajet e veshjeve të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, nuk do të publikohen më, pasi ajo dëshiron që vëmendja të përqendrohet te puna e saj dhe jo te stili i saj.
Sipas The Sunday Times, princesha dëshiron të zhvendosë fokusin nga veshjet e saj drejt çështjeve të rëndësishme dhe kauzave që ajo mbështet.
Princesha, 43 vjeçe, e pranon se gjithmonë do të ketë interes për stilin e saj, por nuk ka më nevojë që detajet e veshjeve të shpërndahen zyrtarisht.
Ky ndryshim vjen pas sfidave shëndetësore të Kate Middleton. Pasi përfundoi kimioterapinë vitin e kaluar, princesha njoftoi muajin e kaluar se ishte në shërim nga kanceri. Gjatë një vizite në spital, ajo tha se kjo përvojë i ka dhënë një perspektivë të re për jetën dhe një vlerësim më të madh për gjërat e thjeshta por të rëndësishme.