Stil jete

Pse kjo është fiks ora kur fëmija yt duhet të jetë në shtrat

Pse kjo është fiks ora kur fëmija yt duhet të jetë

Ora 20:30 duhet ta gjejë fëmijën tënd në shtrat. Jo vetëm që prindi të ketë mundësinë e një dy orëshe për veten, por edhe sepse për fëmijën është bazike. Arsyen e shpjegon Lira Gjika.

“Prindër, truri i fëmijës tuaj nuk funksionon sipas rritmit tuaj të të fjetutit. Truri i fëmijës tuaj ka ritmin dhe kohën e vet. Ajo që mund të bëni ju, është të respektoni kohën optimale për të vënë fëmijët në gjumë. Nëse ju nuk respektoni oraret dhe kohën e duhur, fëmija mbetet në mëshirë të fatit. Fëmija nga mosha 1-13 vjeç duhet të shkojë të flejë në ora 20.30 min apo tetë e gjysëm e darkës që pasi ka lexuar e folur me prindërit të qetësohet që ta zërë gjumi nga ora 21.15 min. Kur fëmijën e zë gjumi i thellë fillojnë proceset trunore për rigjenerimin, qetësimin dhe rritjen e fëmijës. Mos neglizhoni, mos përtoni. E di që është e vështirë, pasi ju vetë mund të mos e keni të jetuar këtë lloj regjimi, apo rregulli. Ashtu si ç na duroni ne të vjetërve me huqet e mënyrën tohë që shpesh bien ndesh me situatat dhe mënyrën e kohës së sotme, më mirë përpiquni të duroni e ndihmoni fëmijët tuaj. Gjumi është një proces dhe gjendje që ndikon direkt te shëndeti mendor dhe fizik i fëmijës tuaj, mos neglizhoni”, shkruan Lira Gjika.