Pse kjo skenë e filmit për fëmijë ka nxitur shumë reagime

“A Charlie Brown Thanksgiving” është një film klasik për fëmijë që transmetohet zakonisht përgjatë festave të fundvitit, meqë subjekti lidhet me Ditën e Falënderimeve.
Këtë vit kanë shpërthyer polemikat në rrjet, edhe pse përralla është e 1973-shit, rreth një skene. Franklin, i vetmi personazh me ngjyrë shfaqet i ulur në tryezë me shokët, por vetëm, në anën e tij. Nga ana tjetër, pra përballë Franklin qëndrojnë miqtë e tjerë. Linus është në krye të tavolinës.
Sociologët sot vlerësojnë gjithëpërfshijnë që autori ka bërë, por theksojnë se në momentin e krijimeve të tilla është e nevojshme rrahja e mendimeve sidomos me njerëz të ndjeshëm ndaj këtyre temave.
Pas një viti kur Amerika u ngrit në protesta të dhunshme me #BlackLivesMatter, njerëzit janë bërë më të kujdesshëm ndaj këtyre pabarazive.
*Artikulli i marrë nga Yahoo, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.