Stil jete

Pse lidhja me një ëndërrimtar mund të jetë e rrezikshme?

Pse lidhja me një ëndërrimtar mund të jetë e

Ata ndërtojnë marrëdhënie e kështjella në ajër

Ndërtojnë një marrëdhënie ideale, të paktën në mendjen e tyre. Kjo botë përrallore që ata krijojnë mund t'ju mashtrojë. Fantazia që ata krijojnë është e këndshme, por nuk kanë asgjë për ta mbështetur atë. Kur marrëdhënia në përrallë përballet me realitetin ju gjen të papërgatitur. Të lënë sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe kalojnë në përrallën tjetër.

Kanë një fobi nga angazhimi serioz, por vështirë se e kuptojnë këtë.

Këta njerëz kanë frikë nga angazhimet serioze, por kurrë nuk e pranojnë. E shikojnë marrëdhënien të lidhur me fatin dhe mendojnë: ose bëhet ose s`bëhet. Nuk e kuptojnë që të mbahet një marrëdhënie kërkon shumë punë e mund.

Ju kurrë nuk mund të parashikoni se kur do të tërhiqen nga jeta juaj.

Vetëm një ditë para se të ikë mund të kaloni një super mbrëmje së bashku. Krejt papritur zhduket nga faqja e dheut.

Nuk ka asnjë dramë, as histeri thjesht ikën si një flluskë sapuni.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al