Stil jete

Pse martesat e të rinjve po funksionojnë, ja çfarë thonë studimet

Pse martesat e të rinjve po funksionojnë, ja çfarë

Edhe pse numrat e saktë janë vështirë të arrihen, ekspertët vlerësojnë se numri i divorceve është zbehur dhe ka rënë përafërsisht 24 përqind nga kulmi i saj në vitin 1981.

E gjithë kjo për shkak të një arsyeje të madhe.

Ekspertët thonë se numri i të martuarve të rinj të cilët nuk shkojnë drejt divorcit ka ardhur si pasojë e prindërve të tyre. Sipas studimeve këta të martuar të rinj kanë parë prindërit e tyre të vuajnë apo të divorcohen. Të martuarit e rinj të cilët kanë qenë pjesë e këtyre situatave vendosin të mënaxhojnë martesat e tyre.  

“Ata janë më të gatshëm për sukses martesor se sa prindërit e tyre”, shpjegon Philip Cohen, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Maryland.

“Në statistikat e vjetra numri i divorceve ishte rreth 50 përqind dhe ju u rritët të frikësuar duke e dëgjuar këtë”, thotë Justin Wolfers, profesor i politikës publike dhe ekonomisë në Universitetin e Miçiganit dhe një nga autoritetet kryesore për divorcin në Amerikë.

Pavarsisht pritshmërive, kjo nuk është një nga arsyet pse të rinjtë martohen gjithnjë e më pak. Ekspertët parashikojnë se numri i martesave afatgjata do të vijojë të pësojë rritje në dekadat e ardhshme.

Në fakt, hulumtimi i tij tregon se martesa pas moshës 25 vjeç, mbarimi i kolegjit dhe krijimi i një karriere janë tre faktorë të mëdhenj që shmangin divorcin.

*Cosmopolitan