Stil jete

Pse ne jemi të fiksuar me aromat e parfumeve që hidhen në treg nga personazhet VIP?

Pse ne jemi të fiksuar me aromat e parfumeve që hidhen në treg

Në muajin Gusht Rihanna hodhi në treg parfumin e saj me një përzierje të magnolia, misk, mandarinë, boronicë, trëndafil, barabarozë dhe patchouli, dhe pati shitje rekord në pak orë.

"Pra ju doni që unë t’ju them se çfarë arome duhet të ketë një grua? Siç ajo vetë dëshiron" -u shpreh këngëtarja.

Qendrat tona të nuhatjes janë më të lidhura me kujtesën, me aromat që marrin një rrugë të drejtpërdrejtë në sistemin limbik, përfshirë amigdalën dhe hipokampusin, rajone të lidhura me emocionet dhe kujtesën.

Me pak fjalë, ajo që nuhasim lidhet shumë ngushtë me perceptimin tonë për veten dhe botën përreth nesh, të kaluarën dhe të tashmen.

Pra, pse do të zgjidhni të nuhasni si dikush tjetër?

Përgjigja është e thjeshtë...adhurimi. Një pjesë e asaj që e bënë një njeri të famshëm të veçantë.

Personazhi i parë që solli në treg një pafum ishte Sophia Loren në vitin 1981. Më pas ishte Cher në vitin 1987 derisa erdhi dhe një linjë në seri parfumesh nga Elizabeth Taylor.

Që atëherë e deri më tani në shekulli 21 konsiderohet ai që pati më shumë përfshirje të personazheve në hëdhjen në treg të parfumeve të tyre si J.Lo, Christina Aguilera , Beyoncee shumë të tjerë.

Personalizimi i aromës është ajo që e bënë një parfum të lançuar nga njerëzit e famshëm shumë të veçantë. Dhe kjo është një arsyje më shumë pse ne jemi të fiksuar me parfumet e personazheve te famshëm.

Tiranapost.al