Pse nuk duhet t`i pyesni edukatoret ‘A hëngri fëmija?’
Ka shumë prindër që sapo edukatorja u nxjerr fëmijën në derë e pyesin: A hëngri? Nuk është kjo pyetja më e rëndësishme që duhet bërë. Lira Gjika tregon një histori të shkurtër, por domethënëse.
“Një baba shkoi në kopshtin e djalit dhe takoi edukatoren. Edukatorja sa e pa, filloi t`i thotë shumë fjalë të mira për djalin e tij: që ishte një djalë i zoti, i mirë dhe, që e nderonte. Djali, që ishte prezent po priste i sigurt, reagimin pozitiv të babait, por babai, imdiferent ndaj asaj, që dëgjoi, u përgjigj: se ai, djali i tij, nuk hante dhe prandaj kishte ardhur ta takonte, atë, edukatoren, që t`i fliste djalit, “të ushqehej.”
Prindër, nëse ju fiksoheni te e ngrëna e fëmijës, automatikisht i keni kaluar në plan të dytë, gjithçka është njerëzore. Dhe keni paralizuar aftësinë individuale të fëmijës për t`u realizuar. I transmetoni fëmijës frikën dhe nënvlerësimin e mundit të tij, për t`u rritur si person dhe që e nderon familjen e tij. Me fiksimin te ushqyerja, ju ngulitni te fëmija mekanizmat e mbijetesës (pasi ushqimi është i lidhur direkt me mbijetesën) dhe padashje, i tregoni fëmijës që njerëzorja dhe përpjekjet e tij, fëmijës, nuk janë të rëndësishme. Me kalimin e kohës, ju do të flisni për rëndësinë e mësimit, por atëherë kur duhej, ju nuk e vlerësuat dhe as që ju ra në mend për vlerat e njerëzores”, shkruan Lira Gjika.