Stil jete

Pse prindërit po lidhin tullumbace në krahët dhe këmbët e fëmijëve?

Pse prindërit po lidhin tullumbace në krahët dhe këmbët

Tullumbacet janë më shumë sesa një zbukurim. Gjithmonë e më shumë prindërit po i lidhin në krahët ose këmbët e fëmiijëve dhe jo pa shkak.

Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar aftësitë motorike dhe koordinimin e syve për të përmirësuar gjurmimin dhe përqendrimin. Kur fëmija lëviz krahët dhe këmbët, ata mund të dëgjojnë edhe zhurmën e tullumbaces, të shikojnë lëvizjen dhe të kuptojnë shkakun dhe pasojën e veprimeve.

Ky aktivitet gjithashtu forcon qafën. Ky forcim i ndihmon për një fazë më të vonshme, kur të mësojnë të rrokullisen.

Koha kur këto ushtrime kanë vlerë? 1 deri në 5 muajsh.

Pse prindërit po lidhin tullumbace në krahët dhe këmbët

Për fëmijët më të rritur, ka gjëra argëtuese që ata mund të bëjnë me tullumbace gjithashtu që mund të përmirësojnë koordinimin e syve dhe aftësitë motorike. Për shembull, ju mund t'i kërkoni fëmijës tuaj të godasë një tullumbace. Ata gjithashtu mund të luajnë tenis me tullumbace.

Pastaj përvecc tullumbaces ka shumë aktivitete argëtuese që fëmija juaj mund të bëjë për të përmirësuar aftësitë e tij motorike.

Praktikoni ecjen si kafshë të ndryshme.

Bëni trupin tuaj në format e shkronjave të alfabetit.

Krijoni një koreografi dhe mësojani atë.