Stil jete

Pse ritakimi me familjarët për festa të bën me dhimbje koke?

Pse ritakimi me familjarët për festa të bën me dhimbje koke?

Terapistët shpjegojnë pse familja juaj ju çmend më shumë gjatë pushimeve Pushimet e fundvitit janë të mira se merr shkëputje ca ditë nga puna, se diku bie borë, se mund të shikosh filma, por edhe të qëndrosh pak më gjatë me familjen e madhe, atë të gjerën. Megjithatë, kjo e fundit mund të jetë thikë me dy tehe.

Edhe pse i doni të afërmit tuaj, mbledhja me ta mund t`ju bëjë të ndiheni më të stresuar se zakonisht. Pse? Ka disa arsye.

Të qenit pranë familjes bën që dinamika të vjetra të rishfaqen

Një nga arsyet më të zakonshme pse të qenit pranë familjes së madhe mund t`ju stresojë është se megjithëse nuk jeni më fëmijë, papritur jeni kthyer në atë mjedis. Kjo mund të shkaktojë një regres në sjellje që reflektohet në veten tuaj dhe në mënyrën se si njerëzit ju trajtojnë.

Me fjalë të tjera, prindërit tuaj mund t'ju trajtojnë ende sikur të mos jeni mjaftueshëm i rritur për të marrë vendime të rëndësishme vetë.

Pse ritakimi me familjarët për festa të bën me dhimbje koke?

Ekziston një presion për t'u dukur perfekt dhe kjo mund t'ju rëndojë

Për më tepër, ekziston edhe pritshmëria jorealiste (kryesisht falë mediave sociale) që ju duhet të jeni vetja juaj më e mirë, më e gëzuara gjatë kësaj periudhe pa marrë parasysh se çfarë tjetër po ndodh në jetën tuaj.

“Është stresuese të jesh pranë familjes dhe pikë”, tha Erin Olivo, një psikologe klinike e licencuar me bazë në Nju Jork. “E vetmja gjë që është e ndryshme gjatë festave, në krahasim me periudhat e tjera të vitit, është presioni i përpjekjes për të qenë një familje e madhe dhe e lumtur.”

Në vend që të përpiqeni të projektoni një imazh të përsosur për veten dhe familjen tuaj në Instagram, Olivo këshilloi të pranoni se festat janë si çdo ditë tjetër.

Familja juaj mund (ndonjëherë në mënyrë të pandërgjegjshme) të nxjerrë në pah më të keqen tuaj

Ana më e shëmtuar mund të dalë më lehtë në pah kur jeni pranë familjes, sepse mund të ndiheni më të sigurt pranë tyre.

“Ne e dimë se ata nuk do të ndalojnë së qeni nëna, vëllai apo motra jonë edhe nëse i godasim, kështu që në mënyrë të pandërgjegjshme i marrim si të mirëqenë. Ne nuk kemi të njëjtin nivel sigurie me njerëzit e tjerë në jetën tone”, tha Olivo.

Një tjetër arsye pse tensionet familjare mund të jenë më të dukshme është se ju keni shumë histori me këta njerëz.

Ka edhe kujtime jo aq të bukura që mund të shkaktojnë një reagim të turbullt kur rikujtohen.

Mjedisi mund t'ju bëjë të ndiheni çuditshëm

Vlen gjithashtu të theksohet se nëse po kaloni kohë në shtëpinë e një anëtari të familjes gjatë festave, ka të ngjarë të mos flini mirë në një shtrat që nuk është i juaji.