Stil jete

Pse të dëgjosh muzikë sapo zgjohesh të bën mirë për shëndetin?

Pse të dëgjosh muzikë sapo zgjohesh të bën mirë

Muzika të bën mirë, veçanërisht në mëngjes. Bëni një playlistë dhe dëgjojeni sapo zgjoheni. Do të ndiheni menjëherë më të lumtur dhe më produktivë. Ju gjithashtu mund të rregulloni alarmin e telefonit dhe t`i vendosni për muzikë këngën tuaj të preferuar. Do zgjoheni më pozitivë, po tjetër?

1. Ul nivelet e kortizolit

Ju mund të ndiheni më pak të stresuar duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar, sipas një studimi. Hormoni i stresit, kortizoli, do të ulet dhe duket se muzika shpejton kohën e rikuperimit pas një ngjarjeje që shkakton stresin. Pra, është logjike që duke filluar ditën tuaj me një këngë të mirë mund të lehtësojë stresin e shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe do të shërbejë si një fillim i mirë i ditës.

2. Rrit nivelet e dopaminës.

Humori juaj menjëherë ndryshon kur luhet një melodi. Muzika mund të nxisë prodhimin e hormonit dopaminë, i cili është një nga hormonet “e lumturisë” që lidhet drejtpërdrejt me kënaqësinë. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e disa ndjenjave negative të ankthit dhe depresionit.

3. Nxit kujtimet

Muzika mund t'ju ndihmojë të mbani mend më shumë, pa marrë parasysh nëse ju pëlqejnë meloditë romantike apo jo. Funksioni juaj njohës do të përmirësohet dhe do të përfitoni nga një kujtesë më e fortë.

4. Rrit sistemin imunitar

Dëgjimi i muzikës mund të forcojë sistemin tuaj imunitar. Tingulli i melodive ndihmon trupin të prodhojë më shumë antitrupa dhe qeliza natyrore vrasëse. Këto qeliza mund t'ju ndihmojnë të sulmoni çdo virus. Në thelb, sistemi juaj imunitar do të jetë më efektiv në luftimin e çdo sëmundjeje.

5. Më energjik

Do të zgjoheni më shpejt dhe do të jeni më vigjilent. Në thelb, do të ketë një efekt energjik.

6. Rrit kreativitetin

Para se të drejtoheni në atë tavolinë kompjuteri ose laptopi, vendosni kufjet dhe dëgjoni muzikë, veçanërisht meloditë e lumtura. Kjo rrit kreativitetin. Dhe nëse e filloni ditën tuaj të punës duke qenë më produktiv, patjetër që do t'ju bëjë të ndiheni mirë me veten.