Stil jete

Pse t`i mësosh fëmijët të respektojnë më të mëdhenjtë, mund të jetë diçka e rrezikshme

Pse t`i mësosh fëmijët të respektojnë më të

Koncepti 'respektoni më të mëdhenjtë’ vjen nga një kohë tjetër. Atëherë kur fëmijët mësoheshin të respetonin eksperiencën e më të vjetërve. Në disa vende madje respekti i më të vegjëlve, ndaj më të mëdhenjve rregullohet edhe me ligj. Po ndërkohë që mund të rritësh një fëmijë me edukatë, empatik dhe paqësor, kjo histori mund të ketë edhe gracka.

Krijon një respekt të imponuar

Për ta mësuar fëmijën tuaj të trajtojë të tjerët me dinjitet, duhet gjithashtu t'i trajtoni në të njëjtën mënyrë, thonë psikologët. Kur prindërit insistojnë që fëmijët e tyre duhet t'i respektojnë automatikisht, pa treguar shembullin e tyre, kjo mund të çojë në frikësimin e fëmijës.

Kjo bën që fëmijët të injorojnë rrezikun

Besimi se duhet të respektoni më të rriturit mund të bëjë që fëmijët të injorojnë rregullin 'mos flisni me të panjohurit'.

Kjo gjë i detyron brezat e rinj të ndjekin sjelljet e një kohe tjetër, të shkuar

Ka gjëra që me kohën ndryshojnë dhe marrëdhëniet, njerëzit, situatat evoluojnë. Sjellje të caktuara thjesht nuk nund të adaptohen në kohë të ndryshme.

Kjo mund t'u japë atyre përparësi të rreme

Të gjithë njerëzit meritojnë dashuri dhe duhet të trajtohen me dinjitet. Ideja është që fëmija të mësohet të respektojë këdo që e respekton e ia bën jetën më të lehtë, por jo këdo vetëm prej moshës.

Detyrimi i respektit zvogëlon dinjitetin e fëmijës

Kjo do të thotë që ne duam të jemi superiorë mbi fëmijët dhe të zvogëlojmë vlerën e tyre.