Pse VIP-at nuk nënshkruajnë autografë me stilolaps blu?
Një video në dukje e zakonshme e një personazhi të famshëm që jep autografe kohët e fundit është bërë temë e një diskutimi të gjerë, e gjitha për shkak të një detaji. Në video, aktorja Claire Foy refuzoi të firmoste autograf me një stilolaps blu, pa dhënë një arsye pse jo. Veprimi i saj ka ndezur një debat në rrjetet sociale dhe përgjigja e saj ka nxitur kuriozitet.
Aktorja Claire Foy njihet më së shumti për rolin e mbretëreshës së re Elizabeth II në serialin e Netflix, “The Crown”.
Në videon e shpërndarë në TikTok, një person i ofron Foy një copë letre dhe një stilolaps blu për të nënshkruar emrin e saj. Por aktorja vë në dukje ngjyrën e stilolapsit dhe më pas thotë: 'Unë nuk firmos me blu.'
'Çfarë?' pyet burri, me sa duket i hutuar nga përgjigjja e saj, ndërsa ajo përsërit deklaratën e saj për të. Aktores më pas dikush tjetër i dha një stilolaps të zi dhe tek ai e la autografin e saj.
Disa njerëz e panë si një veprim të vrazhdë, të pasjellshëm. Por jo. Rezulton se ajo nuk është e vetmja e famshme që nuk nënshkruan me stilolaps blu për fansat. Kjo sepse firma me ngjyrën blu mund të skanohet dhe të falsifikohet e përdoret më pas për gjëra të tjera.
Një tjetër arsye mund të jetë edhe sepse autografët me ngjyrë blu shiten në eBay për shumë më shtrenjtë se ata me bojë të zezë dhe ndaj Vip-at e shmangin këtë pjesë. Pra nuk duan të mbështesin një treg të shfrytëzimit dytësor të firmës së tyre.