Stil jete

Punonjësja e vjetër zbulon në librin e saj: Kur e fikte iPhone-n Steve Jobs dhe ku e gjenim

Punonjësja e vjetër zbulon në librin e saj: Kur e fikte iPhone-n

Shumë prej nesh dinë disa gjëra rreth Steve Jobs, njeriut që krijoi Apple. Dihet që ishte shumë punëtor, i fiksuar pas detajeve. Pikërisht ky fiksim e bëri të krijonte iPhone dhe të ndryshonte në çdo prodhim detaje të vogla, të shtonte opsione e të bëhej kompania më e rëndësishme në botë, në fushën e saj.

Një panoramë të Jobs e ka dhënë ish-asistentja ekzekutive e tij Naz Beheshti në librin e saj "Pause. Breath. Choose: Become the CEO of Your Well-Being".

“Unë shpejt zbulova se si e kalonte Steve Jobs kohën e lirë. Mënyra si kalonte kohën e tij të lirë, id ha edhe suksesin më të madh. Sa herë që dikush e kërkonte Steve dhe nuk gjendej askund, nuk përgjigjej as në telefon, zakonisht e fikte, kishte vetëm një vend ku mund ta gjeje: Në zyrën e Jony Ive, ish-shefit të dizajnit të Apple”, shkruan Beheshti. Pra Steve e kalonte kohën e lirë duke u përpjekur të ndryshonte detaje të vogla estetite të produktit të tij.