Stil jete

Pushimet janë më rraskapitëse për nënat. Ja si mund t’i lehtësoni

Pushimet janë më rraskapitëse për nënat. Ja si mund

Kalvari i lodhjes fillon rreth një javë para Ditës së Falënderimeve. Kryesisht nënat e kthejnë një pjesë të trurit të tyre në një listë të gjatë me detyra gjatë pushimeve. Produkte ushqimore, ftesa, dekorime, veshje e dhurata për fëmijët e pjestarët e familjes,gjetja e mbulesës së përshtatshme të tavolinës, kërkimet në blogje apo Google rreth recetave më të shijshme dhe kështu e me radhë.

Ekipi i Better Life Lab, një program i ekspertëve New America ka krijuar disa eksperimente lehtësisht të zbatueshme për të ndihmuar në shpërndarjen më të drejtë të punës emocionale dhe shtëpiake të stinëve të festave midis partnerëve dhe familjes.

Me anë të këtij studimi ata janë përpjekur të tregojnë se përse pakësimi i ngarkesës së mamasë duhet të jetë një përpjekje e së gjithë familjes dhe se si e gjithë familja mund të përfitojë nga një shpërndarje më e drejtë e punës në periudhën e pushimeve.

Ndarja e padrejtë e punës midis grave dhe burrave kur bëhet fjalë për punën e papaguar (shtëpiake) mbetet ekzistente, pavarësisht përparimeve të grave në fuqinë punëtore. Në periudhat pa pushime nënat bëjnë dy deri në tre herë më shumë punë se baballarët dhe periudha e festave është një moment që e përkeqëson vërtet këtë çekuilibër. Ekziston një traditë e hershme që gratë jo vetëm që vijnë në shtëpi në “turnin e dytë” të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët, por gjithashtu pritet të bëjnë atë që ne e quajmë "turni i tretë" i krijimit të magjisë së festave.

Si t'i ndalojmë këto momente festive familjare që të mos jenë një gjë tjetër për të cilën mamaja duhet të shqetësohet?

Sipas studimit duhet të mendohet paraprakisht se si dhuratat të bëhen një aktivitet kuptimplotë në grup. Për këtë duhet të mundoheni të përfshini fëmijët dhe t'i edukoni ata rreth procesit. Së bashku, mendoni se për kë doni të tregoni dashuri nëpërmjet dhuratave.

Kjo është një sfidë dhe arsyeja pse ne duhet të përfshijmë të gjithë familjen dhe të ndërtojmë ndërgjegjësim për të gjithë punën që bëjnë nënat.

Pse është e rëndësishme të përfshihen fëmijët, dhe jo vetëm bashkëshortët apo partnerët?

Hulumtimi tregon se ndarja e punës midis gjinive fillon herët. Vajzat kanë tendencë të bëjnë më shumë nga detyrat e përditshme si fshirja ose larja e enëve, dhe djemtë priren të bëjnë punë një herë në javë si kositja e lëndinës apo edhe fare. Këto ndarje gjinore mund të futen që në fillim, prandaj është shumë e rëndësishme të përfshihen fëmijët në të tilla biseda që i bëjnë ata të marrin përsipër një sërë detyrash.

Tiranapost.al