Pyetja e parë (alla shqiptare) që nëna e Mira Muratit i bëri ChatGPT-së
Mira Murati e OpenAI ka treguar se herën e parë që nëna e saj përdori ChatGPT, ajo e pyeti: "Kur do të martohet Mira?"
Në një intervistë të fundit, Murati kujtoi se kur e prezantoi për herë të parë nënën e saj në ChatGPT në 2022, ajo ishte me motrën e saj në Itali.
OpenAI's Mira Murati says the first time her mother used ChatGPT she asked it, "When will Mira get married?" pic.twitter.com/9gNRvrjA6p
— Tsarathustra (@tsarnick) September 3, 2024
Ajo i shpjegoi nënës së saj se mund të bënte çdo pyetje që të donte, qoftë edhe në gjuhën shqipe. Pyetja e parë e nënës së saj për ChatGPT ishte për martesën e Mirës.
Kësaj, motra e Mirës i është përgjigjur me humor: “Mami, nuk është magjistar, është inteligjencë artificiale”.
“Ajo kishte një ndërveprim kaq të natyrshëm me të sa mendoi se mund të pyeste çdo gjë,” tha Murati.