Stil jete

Qytetet më të mira për të udhëtuar në vitin 2022

Qytetet më të mira për të udhëtuar në vitin 2022

Euromonitor ka përpiluar një listë të qyteteve më të mira – veçanërisht, për ata që kërkojnë të udhëtojnë.

Para vitit 2020, firma kërkimore renditi qytetet në bazë të numrit të mbërritjeve ndërkombëtare - por, për dy vitet e fundit, ajo është fokusuar në gjashtë 'shtylla të performancës'.

Këto përfshijnë infrastrukturën turistike, politikën turistike dhe atraktivitetin, shëndetin dhe sigurinë, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike dhe të biznesit dhe performancën turistike.

Pra, cili vend doli në krye?

Parisi u rendit i pari në listë, i ndjekur nga Dubai ndërsa vendi i tretë shkoi në Amsterdam.

Qytetet në Evropë dominojnë në të vërtetë 10-shen e parë.

Madridi, Roma, Berlini, Mynihu dhe Barcelona gjithashtu renditen në top 10, së bashku me Nju Jorkun.

Qytetet më të mira për udhëtim në 2022, sipas Euromonitor:

Parisi

Dubai

Amsterdami

Madridi

Roma

Berlini

Nju Jorku

Londra

Mynihu

Barcelona

Tiranapost.al