Stil jete

Raporti baba-vajzë, një histori e vërtetë dashurie (dhe jo vetëm kaq)

Raporti baba-vajzë, një histori e vërtetë dashurie (dhe jo

Deri në moshën 3-vjeçare, fëmijët kanë një lidhje speciale me nënën, por pas kësaj moshe vajzat krijojnë një afeksion të veçantë për babain. Dalëngadalë ai bëhet qendra e botës së saj.

Burri i parë në jetën e një vajze

Gjatë fëmijërisë së hershme, prindërit bëhen modelet kryesore frymëzuese të sjelljes. Lidhja me babain është hapi i parë i krijimit të marrëdhënieve të vajzave me gjininë mashkullore. Nga kjo lidhje hidhen bazat për marrëdhëniet që vajza do ketë me burrat kur të rritet.

Vajza duhet të admirohet dhe të ndiejë se babai i saj është krenar për të. Kjo e ndihmon të krijojë vetëbesimin që do i duhet për gjithë jetën.

Çfarë duhet të bëjë konkretisht babai?

Të demonstrojë dashurinë e tij për nënën e vajzës, në mënyrë që vogëlushja të jetë e vetëdijshme që dashuria ekziston e ta kërkojë kur të rritet. Të jetë e vetëdijshme se duhet të dashurohet në të njëjtën mënyrë.

Babai ndihmon vajzën e tij për të zhvilluar feminitetin dhe personalitetin e saj. Babai duhet t`i tregojë se është e bukur, inteligjente.

T`i japë vëmendje dhe kohë cilësore.

Po kur prindërit ndahen?

Një nënë nuk duhet ta ndalojë kurrë vajzën të takojë babain, sepse kështu i privon të drejtën për t`u rritur.

*Artikulli i marrë nga Alfemminile, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.