Rebelja e vërtetë e familjes mbretërore ishte Elizabeth
Udhëheqja e saj 70-vjeçare në fron është më e gjata në historinë e Britanisë së Madhe. Ajo erdhi në fron pas vdekjes së babait të saj George VI, i cili vdiq në gjumë.
Mbretëresha ishte e njohur për kapelet e saj të çuditshme dhe dashurinë për ngjyrat pastel. Ndryshe nga sa mund të mendohej, mentaliteti i saj nuk kishte lidhje me kohën e largët kur kishte lindur. Pas aparencës së ashpër dhe respektit për etiketën, në fakt, Elisabeth ishte rebele që u përshtatej trendeve dhe kohës.
Iu desh të përballej me krizën e Ishujve Falkland. Iu desh të përballej me problemet e fëmijëve të saj, divorcit të Charles dhe rimartesës me Camilla-n, divorcit të Andrew dhe tradhtisë së Sarah, gruas së tij, skandaleve të Andreë me Epstein, një pedofil i dënuar, shok i Andreë, divorcit të vajzës së saj Anne nga burri i parë.
Historia me Harry-n dhe Meghan pastaj dihet, është edhe më aktuale.
Si i ka përballuar të gjitha këto? Me mendjen e hapur dhe të menduarin “jashtë kutisë”.
E vetmja e metë, në jetën dhe mbretërimin e Elizabeth II, ishte ndoshta mënyra në të cilën ajo e trajtoi çështjen e Dianës. Si fillim për shkak se lejoi burrin e saj Philip të shtynte Charles për t`u martuar me Dianën, edhe pse ai donte Camilla-n, një grua e martuar në atë kohë.
Së dyti, për mënyrën sesi lady Diana u trajtua pas divorcit, si dikush që kishte dëmtuar familjen Windsor.
Megjithatë, nuk kaloi shumë dhe Elizabeth e kuptoi gabimin që po bënte dhe mbajti fjalimin e famshëm televiziv në të cilin bëri homazhe në kujtimin e Dianës, si sovrane dhe nënë e nipërve të saj.
Ishte ajo që e lejoi më vonë, në 2005-ën, Charles të martohej me Camilla-n. Edhe vetë ajo ishte martuar me Philip, pavarësisht se askush nga familja nuk mendonte që ishte në nivelin e saj (të mbretëreshës së ardhshme).
Për këtë, dhe për arsye të tjera (që i gjen më poshtë), Mbretëresha e Anglisë mund të konsiderohet si “rebelja mbretërore” e vërtetë.
Ngiste makinën pa patenë
Ndoshta jo të gjithë e dinë këtë, sepse në ngjarjet zyrtare ajo shihej gjithmonë e rehatuar si pasagjere apo në karrocë, por Elizabeth e ngiste makinën prej moshës 19-vjeçare, dhe madje pa patentë.
Makina e saj nuk kiste targa gjithashtu. Të drejtën ia jepte ligji.
Pasioni për kuajt
Mbretëresha kishte një pasion të vërtetë për kuajt: poni i saj i parë, Peggy, iu dhurua nga gjyshi i saj Mbreti George V kur ishte 4 vjeç. Nuk hoqi dorë kurrë nga kalërimi, edhe ku mosha po bënte të vetën.
Ajo u martua me njeriun që donte (dhe ndryshoi ligjin për të)
Elisabetta ra në dashuri me Princin Philip kur ishte vetëm 13 vjeç. Për shumë vite shkruanin vetëm letra. Kur ishte 21 vjeçe, më 9 korrik 1947, shpalli fejesën me të.
Fejesa u kundërshtua nga familja mbretërore, duke qenë se Philip nuk konsiderohej si i një niveli të duhur ekonomik, ai lindi jashtë vendit (megjithëse kishte shërbyer në Marinën Mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore) dhe kishte motra të martuara me aristokratë gjermanë të lidhur me nazistët.
Për Elizabeth asgjë nga këto nuk pati rëndësi, veç Philip-it të saj. Ndryshoi ligjin pak para lindjes së djalit të parë, që ai të mund të mbante mbiemrin e saj Mountbatten-Windsor dhe jo të babit, se përndryshe do ishte djali i dukës dhe s`do mund të trashëgonte fronin.
Ajo ka qenë në luftë
Në shkurt 1945, Elizabeth e bindi babain e saj që ta lejonte të merrte pjesë personalisht në luftë dhe u bashkua me Shërbimin Territorial Ndihmës (ATS) ku njihej me identifikuesin 'n. 230873’. Ajo u trajnua si shofere dhe mekanike dhe u pesë muaj më vonë u nderua me titullin komandante nderi.
Ishte e para që vizitoi një xhami
Ajo ishte sovranja e parë angleze që vizitoi një xhami në MB në korrik 2002 në Scunthorpe, Lincolnshire.
Hipte në metro
Elizabeth II udhëtoi për herë të parë në metronë e Londrës në maj 1939, e shoqëruar nga shërbyesja e saj, Marion Crawford, dhe motra e saj, Princesha Margaret.
Në vitin 2017 ajo mori pjesë në punimet për ndërtimin e seksionit hekurudhor metropolitan kushtuar asaj, të inauguruar në dhjetor 2018, që lidh qytetin me aeroportin Heathtrow.
Gjithashtu protagoniste në kinema!
Elizabeta II ka marrë pjesë edhe në filmin për Olimpiadën e Londrës 2012. Një yll i vërtetë aty!
Në rrjetet sociale
Elizabeth II hyri edhe në Instagram.
Ajo ishte gjithashtu sovranja e parë që dërgoi një email, në vitin 1976. Ishte emaili drejtuar dy bazave ushtarake.
Nuk hoqi kurrë dorë nga kënaqësia e alkoolit
I pëlqente të pinte një xhin me një fetë limoni dhe shumë akull para ngrënies. Ndërsa gjatë darkës preferonte shampanjën.
Ambientaliste
Elizabeth II së fundmi nuk veshi më peliçet, duke zgjedhur ato eko.