Stil jete

Rihapet pas 9 muajsh Kulla Eiffel, por me rregulla të reja

Rihapet pas 9 muajsh Kulla Eiffel, por me rregulla të reja

Kulla Eiffel rihapet sot. Që prej Luftës së Dytë Botërore, kjo ka qenë mbyllja më e gjatë.

Megjithatë ka kushte të reja. Limiti i vizitorëve ditorë do të jetë deri në 13 mijë vetë, që është rreth gjysma e numrit normal.

Gjithashtu vizitorët duhet të kenë me vete një test negativ, që tregon se nuk janë të infektuar, ose të kenë kryer të dyja dozat e vaksinave.

Drejtuesit kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për të marrë buxhet ekstra për të qëndruar në këmbë, duke qenë se në 9 muaj mbyllje dhe me limitimin e vizitorëve, të ardhurat nga shitja e biletave do të vazhdojnë të bien.