Stil jete

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe nuk dua të jem më as ajo e as princi i saj

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Gazetarja e Buzzfeed Kelly Martinez, ka parë edhe njëherë tani, si e rritur, filmin vizatimor “The Little Mermaid” dhe opinionin e saj e ka ndarë me lexuesit.

Një nga filmat e mi të preferuar të fëmijërisë ka qenë “The Little Mermaid”. Kishte kaluar shumë kohë qëkur e kisha parë për herë të fundit (as nuk e mbaj mend kur ka ndodhur), por vendosa ta rishikoja. Dhe, e urrej ta them këtë, por nuk jam më as fanse e sirenës dhe as e Eric, princit të saj.

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Ja më lejoni t`jua shpjegoj.

Pra, historia e tyre nis me Ariel që shpëton jetë e Eric. E pranoj që është shumë e këndshme nga ana e saj.

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Po pastaj kur Ariel e nxjerr në breg dhe përpiqet të kuptojë nëse ai është gjallë apo ka vdekur, ajo nis papritur të këndojë. Ariel, e dashur, e di që ti do të eksplorosh botën njerëzore, por ne këtu kemi probleme më të mëdha.

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Fatmirësisht Eric ishte gjallë dhe nuk u mërzit që Ariel po këndonte ndërkohë që e dinte të vdekur.

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Ariel nuk bëri kurrë një bisedë me Eric. Babait të saj i tha se e dashuronte atë djalë. Po si? Pa ia dëgjuar zërin, pa ia parë mendjen? Po sikur të jetë ndonjë maskara?

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Të gjithë e dimë pastaj që Ariel bën një marrëveshje me Ursulën, Shtrigën e Detit, po e keni menduar ndonjëherë se ç`marrëveshje të tmerrshme ajo bën?

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Ariel nuk humbi vetëm zërin e saj pas marrëveshjes, po do ishte e detyruar të mbetej shërbëtorja e Ursulës për gjithë jetën e saj. Dhe për kë? Për një djalë me të cilin akoma s`ka shkëmbyer asnjë fjalë.

Pastaj kur minimumi po nënshkruan kontratën e jetës tënde, a nuk duhet të paktën ta lexosh më parë?

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

A ka Ariel ndonjë plan më shumë se si ta bëjë Eric të bjerë në dashuri me të? Sigurisht veç të parit në sy.

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Po sikur ai mos ta pëlqente?

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Pastaj me lind pyetja, pasi takohen dhe ajo s`flet dot. Po si dreqin nuk ia shkruan në letër atë që kërkon t`i thotë.

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Them me vete, po mbase Ariel nuk di të shkruajë. Por më kujtohet që ajo firmosi kontratën me Ursulën. Të paktën emrin e saj duhet të dijë ta shkruajë. Disney, dua një përgjigje.

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Më vonë ata puthen dhe gjejnë dashurinë e vërtetë. Vendosin menjëherë të martohen. O Zot, kanë dëgjuar ndonjëherë për lidhje dhe takime?

Ripashë ‘Sirenën e vogël’ tani që jam rritur dhe

Më vjen mirë për ta që u martuan, por mendoj vallë, a do jenë ende bashkë?

*Artikulli i marrë nga BuzzFeed, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.