Roza, Çiljeta, dhe kurajoja për të treguar se je grua
Roza Lati në dallim nga i gjithë reality show, me banorët që zihen nga mëngjesi deri në darkë, duket e vetmja që po tregon se çfarë është të jesh vetja, megjithë të mirat e të keqijat.
E çiltër si ndoshta rrallëkush, Roza Lati, ka treguar së fundmi vendimin për një abort me zgjedhje. Një temë që sot duket më e fortë se kurrë, kudo.
Ajo tregoi pse vendosi që mos të bëhej nënë, sepse ishte në një raport të pasigurt, dhe se vendoste ajo për jetën. Është pikërisht kjo liri që po ndan Amerikën, vendin e lirive. Dhe Roza e bëri në Shqipëri duke marrë përsipër edhe pasojat, e komenteve, kritikëve, dhe moralistëve.
Roza nuk po luan rozë, në Spektaklin e famshëm Big Brother.
Çiljeta Xhilaga, një grua shpesh e keqkuptuar, një nga gratë më seksi në vend, është futur në një tjetër spektakël reality show, këtë herë në një fermë, në fshat.
Aty Çiljeta që është mami e një djali nga një histori e shkuar, është partnere e një futbollisti të njohur, një besimtare e dedikuar vitet e fundit e besimit islam, ka rrëfyer gjithashtu veten dhe si gjithmonë edhe Çiljeta ka vendos të çel sirtarin e saj, të sinqeritetit duke treguar se para disa vitesh ka humbur një fëmijë.
Janë dy gra, që nuk keni qenë gjithmonë dakord, që mund të mos jeni dakord, por kanë kurajon të jenë pa skelete në dollap dhe kemi shumë nevojë për këtë forcë shembulli larg hipokrizisë dhe jetës në rregull që nuk ekziston në fakt.