Stil jete

Sa afër është fundi i vrasjes së kafshëve për mish? Krijohet bifteku nga printer 3D, me përbërje bimore

Sa afër është fundi i vrasjes së kafshëve për

Për herë të parë, "mishi" i printuar në 3D po shërbehet teksa pritet që të lançohet në katër qytete anembanë botës këtë javë. Prodhuar nga Redefine Meat, 'mishi' është bërë nga produkte me bazë bimore dhe është tërësisht vegan.

Ky mish i ri ka lindur në katër qytete të mëdha – Londër, Amsterdam, Berlin dhe Tel Aviv dhe nuk përmban produkte shtazore.

Kampioni londinez i kompanisë, Redefine Meat, është shefi i famshëm i kuzhinës Marco Pierre White. Në z. White's në Leicester Square, kuzhinierë, investitorë dhe njohës të Barbecues dhe Burger-it - si dhe ish-fitues të MasterChef - u mblodhën për ta shijuar atë.

Edhe Emily Maitlis e BBC Newsnight shkoi në restorantin londinez Chotto Matte për të parë nëse mishi e kalonte testin e shijes.

Ndërkohë, tonin e ngjarjes e vendosi ofrimi i një pipete “gjaku” – “A nuk ka shije si gjaku?” pyeti një kamerier i emocionuar. Epo, po. Por, gjaku është më shumë diçka me të cilën durojmë sesa diçka që dëshirojmë ta pimë në mënyrë aktive.

“Kam pasur veganë që ankohen se ky është shumë si mishi”, tha shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Redefine Meat, Eshchar Ben-Shitrit. “Personalisht, unë nuk ha mish. Unë mendoj se është e gabuar të vrasësh kafshë dhe t'i hash ato”, shtoi kamarieri.

Alternativat e mishit me bazë bimore nuk janë asgjë e re dhe bumi i fundit i kërkesës nga vegjetarianët me kohë të pjesshme, ose fleksitarianët, ka ushqyer një rritje të inovacionit, nga seitani tek produktet e proteinave të bizeles.

Megjithatë, ky është një përparim i padiskutueshëm teknologjik.

Ndërsa një përbërje e grirë ka qenë e arritshme për disa kohë, copat e tëra me bazë bimore - që do të thotë, mish që ofron shijen dhe pamjen e një bifteku, ose të një cope mishi qengji - janë konsideruar prej kohësh përtej zgjuarsisë së njeriut.

Tiranapost.al