Sa gota ujë në ditë duhet të pish gjatë vapës përvëluese për të mbrojtur trurin?

Vera me nxehtësinë e saj të zjarrtë është veçanërisht dërrmuese për trupin, por jo vetëm.
Një sfidë e përditshme që ndikon ritmet dhe jetën e përditshme. Dhe truri është gjithashtu i prekur.
Muajt e verës përbëjnë një sfidë për trurin, siç shpjegon Piero Barbanti, Drejtor i Njësisë së Kujdesit Shëndetësor, në Romë. Plus pastaj ka zakone të gabuara.
“Përdorimi i alkoolit për të shuar etjen është në rritje. Por kjo nuk është e gjitha: përdorimi i çajit të ftohtë dhe kafesë së ftohtë me qëllim
freskues shkakton një rritje të përdorimit të pavetëdijshëm të substancave psikostimulantë, të pajisur ndër të tjera me efekt diuretik dhe ato pakësojnë ujin e pranishëm tek ne. Dhe këtu është pika tjetër e njohur gjerësisht, pra rreziku i dehidrimit.
I vetmi që të shpëton është uji. Sa është sasia që të duhet? Një gotë ujë çdo një orë!
Vetëm kështu do t'i japësh trupit dhe trurit atë që u duhet.