Stil jete

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë përgjatë viteve? Ja historitë e tyre

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Për Shtëpinë e Bardhë janë bërë libra, filma, dokumentarë, se gjithmonë ka kuriozitet për ndërtesën dhe institucionin ku jo çdokush mund të hyjë. Kemi parë arredimin ndër vite, disa nga dhomat, atë më të famshmen, ovalen, oborrin ku organizohen festa, njerëzit që kanë jetuar në të. Po cilët janë ata që kanë vdekur brenda mureve të shtëpisë presidenciale amerikane?

Jo, William Henry-n nuk mund ta shpëtonte një xhaketë

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

I pari është William Henry. Familja Harrison gëzoi mandatin më të shkurtër në detyrë të çdo presidenti të Shteteve të Bashkuara. Vetëm 32 ditë pas marrjes së detyrës, ai u diagnostikua me pneumoni tre javë pas presidencës së tij, përfundoi i shtrirë në shtrat për rreth një të tretën e mandatit. History Net thotë se mjekët e Shtëpisë së Bardhë provuan gjithçka që shkenca mjekësore ofronte në 1841-shin. I hodhën kupa me zjarr në gjoks, e ç`nuk bënë por asnjë nga metodat nuk pati sukses. Në 4 Prill 1841, presidenti i nëntë i vendit vdiq. Ai është Presidenti i parë që vdiq në zyrë dhe vdekja e parë e regjistruar brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, ai jeton në zemrën e kombit falë legjendës urbane që thotë se nuk do të ishte sëmurur nëse do të kishte veshur vetëm një pallto në të ftohtë, kur në të vërtetë, mund të ketë vdekur nga Tifoja, pasi në Uashington në atë kohë ishte përhapur kjo sëmundje.

Zonja e Parë, Letitia Tyler pësoi goditje në tru

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Nuk do të vononte shumë nga vdekja e William Henry Harrison dhe Shtëpia e Bardhë do të përballej me një tjetër shkatërrim. Pas vdekjes së Harrison, zv.presidenti John Tyler bëri një hap përpara në botë, duke u bërë udhëheqësi i ri i kombit. Së bashku me të në këtë rrugëtim ishte gruaja e tij, shumë e bukur, emri i së cilës ishte Letitia Tyler. Të dy dukeshin mjaft të lumtur së bashku. Në moshën 49-vjeçare, Letitia pësoi një goditje në tru që e la të paralizuar dhe ajo e kaloi gjithë kohën e saj në Shtëpinë e Bardhë duke qëndruar e izoluar në dhomat e katit të sipërm, me vetëm një rast të regjistruar në një paraqitje publike, kur martoi vajzën e saj në 1842-shin. Në fund të të njëjtit vit, Letitia vdiq në moshën 51-vjeçare për shkak të një goditjeje tjetër. John Tyler do të martohej më vonë me një 23-vjeçare dhe imazhi i Letitia-s do të vihej në një pullë postare.

Presidenti Zachary Taylor që festoi shumë... ose diçka e tillë

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Zachary Taylor hyri në zyrë në një kohë të vështirë për politikën amerikane. Debati mbi skllavërinë po dilte në skenë dhe gjithçka po bëhej më e vështirë, me aneksimin e Teksasit. Po, Zachary Taylor nuk i sakrifikonte festimet për shkak të punës.

Taylor kishte qenë në detyrë pak më shumë se një vit kur mori pjesë në festën e 4 Korrikut në Monumentin e Uashingtonit ende në ndërtim e sipër në 1850-ën. Në festë kishte qumësht, hurma dhe mossistemimi i ujërave të zeza në ato kohë duket se shkaktoi kolerën. Një javë pas konsumimit të ushqimit në ambient të hapur, i shkaktoi vdekjen presidentit, një javë pas festës.

Abraham Lincoln humbi djalin e tij Willie nga tifoja

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Abraham Lincoln njihet sot më pak njeri dhe më shumë si koncept; më shumë si fytyra e kudondodhur e martirizimit ideologjik, sesa një qenie njerëzore. Në vitin 1862, Abrahami dhe Mary Todd Lincoln përjetuan makthin kur dy prej djemve të tyre, Tad dhe Willie, u sëmurën rëndë, ndoshta me tifo. Ndërsa Tad u shërua, Willie vdiq në 20 Shkurt, vetëm dy muaj pas ditëlindjes së tij të njëmbëdhjetë.

Ky ishte fëmija i dytë që çifti kishte humbur, pas vdekjes së 3-vjeçarit të tyre, Edward Baker Lincoln, 12 vjet para kësaj ngjarjeje. Mary do të vazhdonte vargun e saj të tragjedive personale me vrasjen e burrit të saj në 1865-ës dhe vdekjen e djalit më të vogël, Tad, në 1871-shin.

Vjehrri Frederick F. Dent

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Frederick F. Dent ishte një nga ata njerëz që konsiderohen me fat. Ai ishte tregtar dhe tifoz i madh i zotërimit të skllevërve. Kishte një varkë me avull dhe bënte dërgesa kafeje dhe sheqeri nga Luiziana, në lumin Misisipi. Ai vetë nuk arriti ndonjë gjë të madhe, por fëmijët e tij po. Sidomos vajza e tij Julia u bë Zonjë e Parë e Amerikës kur u rrit e u martuar me Ulysses S. Grant. Frederick jetonte me të bijën në Shtëpinë e Bardhë kur vdiq në vitin 1873.

Elisha Hunt Allen që shkatërroi festën e Vitit të Ri

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Elisha ishte avokat. Kaloi shumë kohë të ishujt Hawaii pastaj iu rikthye punës ku posti më i lartë që arriti ishte ai i Ministrit të Mbretërisë së Hawaii-t në SHBA. Qëndroi në këtë post për 25 vjet dhe gjatë festimit të Vitit të Ri në 1883-shin vdiq papritur. Ishte 78 vjeç dhe u varros në Kembrixh, Masaçusets, një farë bregdeti ë? Si ai i Hawaii-t të Bregut Lindor.

Zonja e Parë Caroline Harrison që u zëvendësua nga mbesa

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Presidenca e Benjamin Harrison do të mbahet mend gjithmonë si "shumë më e gjatë se e gjyshit të tij William. Gruaja e tij, Zonja e Parë Caroline Lavinia Harrison, ishte shumë e rëndësishme për rinovimet, historinë dhe kujdesin ndaj Shtëpisë së Bardhë, dhe, sipas Bibliotekës Kombëtare të Zonjave të Para, do të ndihmonte për krijimin e Shoqërisë Kombëtare të Bijave të Revolucionit Amerikan. Caroline punoi si mësuese muzike për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe vuante nga ato disa probleme mjaft serioze shëndetësore për ato kohë. Këto përfshinin një pneumoni dhe, në 1892-shin, tuberkulozi. Tuberkulozi ishte i pashërueshëm në atë kohë dhe më e mira që një mjek mund t'i sugjeronte një pacienti ishte të pushonte shumë dhe të shkonte të jetonte diku në një klimë të thatë, gjë që në teori, do të ndihmonte mushkëritë e pacientit. Caroline udhëtoi për në Adirondacks, por qëndrimi në mal nuk arriti të vriste bakteret brenda saj dhe ajo u kthye në Shtëpinë e Bardhë ku vdiq në 25 Tetor 1892-shin.

Katër vjet më vonë, Benjamin Harrison u martua me mbesën e Caroline, e cila ishte çerek shekulli më e re se ai.

Zonja e Parë Ellen Wilson, më shumë mundësi nuk u vra

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Përgatituni për historinë e vdekjes së Zonjës së Parë Ellen wilson. Ajo lindi në një familje jugore të pronarëve të skllevërve, pastaj kaloi një pjesë të mirë të kohës së saj si Zonja e Parë duke u përpjekur të rinovonte lagjet e varfra kryesisht afrikano-amerikane në Washington D.C., duke u siguruar që të pasurit dhe të fuqishmit të mos e bënin një sy qorr.

Ellen gjithashtu vuante nga sëmundje e rëndë e veshkave dhe, në vitin 1914, vdiq në Shtëpinë e Bardhë. Shtatë muaj më vonë, Presidenti Woodrow Wilson u prezantua me një grua të quajtur Edith Galt. Wilson i propozoi asaj shumë shpejt, duke nxitur thashethemet se Galt dhe Presidenti kishin komplotuar për të vrarë Ellen Wilson. A ishte kjo e vërtetë? Definitivisht jo.

Sekretari për shtypin i Shtëpisë së Bardhë, Charles Ross, vdiq duke punuar

E dini sa kanë vdekur në Shtëpinë e Bardhë

Më 5 dhjetor 1950, Charles Ross ishte ulur në tryezën e tij, duke përgatitur materialet për lajmet në TV kur pësoi një atak kardiak. Vdiq në vend.

Vjehrra e Harry Truman, Margaret Wallace, nuk ishte e këndshme

Harry Truman nuk i pëlqente vjehrrës së tij. Edhe pse ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Gjithsesi, vajza e saj këmbënguli që të kujdesej për të në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj Margaret ndodhej në Shtëpinë e Bardhë kur vdiq në 5 Dhjetor të vitit 1952. Deri më sot, ajo është e fundit që vdiq brenda mureve të shtëpisë presidenciale amerikane.

*Ky post u përshtat nga Tiranapost.al. Ndalohet ribotimi pa lejen e editorit