Stil jete

Sa kohë i duhet një çifti që t`i dalë turpi?

Sa kohë i duhet një çifti që t`i dalë turpi?

Sa kohë i duhen një çifti pas lidhjes që të hanë të dy, të shikojnë një film, të shëndoshen pa e vrarë mendjen, të mos depilohen, t`ua prezantojnë njëri-tjetrin miqve, të mos rregullohen e zbukurohen para njëri-tjetrit?

Është interesante se si sjellja ndryshon nga fillimi i lidhjes në etapat e tjera.

4 muaj për të ndarë së bashku ushqimin, pra për të ngrënë në një pjatë

5 muaj për të dalë pa makeup para tij

6 muaj për ta lënë pastën dhe furçën e dhëmbëve në shtëpinë e tij

9 muaj për t`i kërkuar kodet

12 muaj për ta takuar edhe pa depiluar

12 muaj për të mos e vrarë mendje: çfarë do vesh sot që do takoj atë

12 muaj për t`i kontrolluar telefonin atij fshehurazi, ose asaj

12 muaj për t`i kërkuar një çelës shtëpie

15 muaj për të mos e vrarë mendjen se je shëndoshur dhe ai/ajo s`të pëlqen më

Të paktën 6 muaj u duhen për të takuar familjet e njëri-tjetrit

Dhe të paktën 9 muaj për të bërë pushime së bashku

Burrat kanë nevojë për më shumë kohë për t`u fejuar, kurse gratë për më shumë kohë për të shkuar drejt bashkëjetesës.

Studimi nuk është realizuar në Shqipëri dhe disa gjëra ndryshojnë mes vendeve dhe mentaliteteve megjithatë, edhe aq larg nuk janë.

*Burimi Bright Side