Stil jete

Sa më shumë përqafime! Mund të reduktojnë depresionin dhe ankthin

Sa më shumë përqafime! Mund të reduktojnë depresionin

Një përkëdhelje apo një përqafim mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin tonë mendor dhe fizik, sipas një studimi të ri. Studim i ri i botuar në revistën Nature Human Behavior mblodhi 212 studime të botuara dhe analizoi 85 studime që përfshinin të rriturit dhe 52 që fokusoheshin tek të porsalindurit. Rezultatet treguan se prekja ishte po aq e dobishme për shëndetin mendor dhe fizik, me një ndikim më të madh në pjesë të caktuara të trupit. Dr. Elena Hartmann, një nga autoret e studimit nga Spitali Universitar Essen, tha: “Më shumë kontakte konsensuale përmes prekjes gjatë ditës sonë mund të ndihmojnë në zbutjen e problemeve mendore dhe fizike”.

Studiuesit arritën në përfundimin se prekja ishte e dobishme si për njerëzit e shëndetshëm ashtu edhe për ata jo të shëndetshëm, megjithëse ndikimi ishte më i madh tek këta të fundit për sa i përket përfitimeve të shëndetit mendor. Megjithatë, prekja e kokës shoqërohej me përfitime më të mëdha shëndetësore sesa prekja e pjesëve të tjera të trupit.