Stil jete

Sa para duhet të kesh për t’u konsideruar i pasur në SHBA?

Sa para duhet të kesh për t’u konsideruar i pasur në SHBA?

Në SHBA duhet të kesh minimalisht një pasuri neto prej 2.2 milionë dollarësh për t’u konsideruar “i pasur” nga amerikanët e tjerë – nga 1.9 milionë dollarë vitin e kaluar, sipas Anketës vjetore të Pasurisë.

Por kjo ndryshon në varësi të qyteteve.

Në San Francisko, pragu për atë që konsiderohet i pasur është një vlerë neto prej 5.1 milionë dollarësh. Ky është totali më i lartë nga sondazhi, i cili shqyrtoi 12 nga zonat më të mëdha metropolitane në SHBA.

Ja një vështrim se sa para duhet të kesh për t’u konsideruar i pasur sipas qytetit në vitin 2022:

San Francisko: 5.1 milionë dollarë

Kalifornia Jugore (përfshin Los Anxhelosin dhe San Diegon): 3.9 milionë dollarë

New York City: 3.4 milionë dollarë

Uashington, DC : 3.3 milionë dollarë

Seattle: 3.2 milionë dollarë

Phoenix: 2.7 milionë dollarë

Boston: 2.7 milionë dollarë

Dallas: 2.6 milionë dollarë

Houston: 2.6 milionë dollarë

Atlanta: 2.5 milionë dollarë

Çikago: 2.5 milionë dollarë

Denver: 2.3 milionë dollarë