Stil jete

Sa shpesh duhen larë çarçafët gjatë pandemisë?

Sa shpesh duhen larë çarçafët gjatë pandemisë?

Koronavirusi na ka bërë më të fiksuar pas pastërtisë që nga larja e duarve, higjienizimi, maska, dorezat e deri tek fiksimi me çarçafët.

Para pandemisë mund të kesh pyetur njerëz të ndryshëm se sa shpesh i ndërrojnë çarçafët dhe disa të kanë thënë: njëherë në javë, të tjerë njëherë në dy javë dhe disa edhe njëherë në muaj.

Po a ka një kohë ideale për të ndërruar çarçafët? Specialistët thonë, po.

Kur hyn në shtrat, fut në të qelizat e vdekura të lëkurës që janë rreth 50 milionë çdo ditë. Bashkë me to edhe djersën, produktet kozmetike, flokët. Të gjitha këto krijojnë bakteret dhe grimcat virale.

Sa më shumë të jetë trupi në kontakt me çarçafët aq më shpesh duhet të lahen. Për shembull, nëse qëndron në shtrat edhe gjatë ditës, atëherë duhet ndërruar më shumë se njëherë në javë. Në raste të tjera, njëherë në javë mjafton.

Këllëfët janë më të rrezikshëm. Ata mund të ndërrohet edhe dy apo tre herë brenda javës.

Çarçafi i dyshekut dhe jorgani, që nuk kanë direkt kontakt më lëkurën mjafton të lahen njëherë në vit.

Po gjatë pandemisë?

Nuk ka këshilla specifike. E rëndësishme është që ta shpeshtosh. Për shembull, nëse më parë i ka larë njëherë në dy javë, tani mund t`i lash njëherë në javë për të mirën e gjithë familjes.

*Burimi Huffington Post