Të ka shkuar ndonjëherë në mendje se sa vite të jetës i kalon në gjumë?
Janë gati 9500 ditë, ose 26 vite jetë që njeriu i kalon duke fjetur. Nëse të duket se është një kohë e humbur apo e çuar dëm nga jeta, nuk është e vërtetë.
Kjo pjesë e kohës, pra gati një e treta e jetës sonë, është thelbësore për ruajtjen e mirëqenies fizike dhe mendore.
Po nuk mbaron këtu. Ajo që është edhe më befasuese është se ne shpenzojmë edhe 7 vite të tjera thjesht duke u përpjekur të na zërë gjumi dhe kështu bashkë me këtë proces, koha e gjumit shkon në total deri në 33 vjet.
Nëse mund të duket joshëse të reduktoni gjumin në emër të produktivitetit, studimi sugjeron se privimi i vetes nga pushimi (gjumi) mund të çojë në rreziqe serioze për shëndetin nëse nuk jeni pjesë e 1-3% të popullsisë që nuk kanë nevojë për shumë gjumë.