Stil jete

Salman Rushdie: Unë e pashë në ëndërr sulmin dy ditë para se të ndodhte

Salman Rushdie: Unë e pashë në ëndërr sulmin dy

Në gusht 2022, dy ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë në Chautauqua, një qytet i vogël në veri të Nju Jorkut, Sir Salman Rushdie pa një ëndërr.

Sikur ishte në një Koloseum dhe rrotullohej në dyshemenë e skenës. Një burrë mbante në dorë një shtizë me të cilën e godiste fort, kurse ai vetë, Rushdie, përpiqej t`u shmangej goditjeve. Ëndrra dukej aq reale sa ai ishte përpjekur fort në shtrat dhe kishte qenë gruaja e tij, romancierja Rachel Eliza Griffiths, që e kishte zgjuar nga ëndrra dhe ishte përpjekur ta qetësonte.

Salman Rushdie: Unë e pashë në ëndërr sulmin dy

Historinë ai e tregoi në një intervistë për The Telegraph.

“Unë u trondita shumë nga kjo ëndërr dhe i thashë Elizës, nuk dua të shkoj. Dhe pastaj zgjohesh pak më shumë, dhe mendon, është thjesht një ëndërr dhe nuk do të lejosh që jeta jote të sundohet nga diçka që ka ndodhur në ëndërr. Dhe kështu mendova, do të shkoj. Është një koncert.

Kishte një pagesë të konsiderueshme dhe sistemi i kondicionimit të shtëpisë duhej të rinovohej; paratë më duheshin. 1500 njerëz kishin blerë bileta. Nuk mund të mos paraqitesha vetëm sepse pashë një ëndërr të keqe. Kam pasur disa probleme me profetët në jetën time. Nuk mendoj se bëj për këto punë. Kështu që shkova”, tha ai.

Dhe atëherë ishte 12 gusht.

Se kishte menduar kurrë se kjo ngjarje do të sillte librin “Thikë: Meditime pas një tentative vrasjeje”.

Salman Rushdie: Unë e pashë në ëndërr sulmin dy

Një libër të cilin e nis: “Në njëmbëdhjetë e një çerek, më 12 gusht 2022, në një mëngjes me diell të së premtes në veri të Nju Jorkut, u sulmova dhe gati sa nuk u vrava nga një i ri me thikë, menjëherë pasi dola në skenë në amfiteatrin në Chautauqua për të folur rreth rëndësisë e mbajtjes së shkrimtarëve të sigurt nga dëmtimi.”

Në një sulm të furishëm që zgjati 27 sekonda, Rushdie u godit shumë herë me thikë nga sulmuesi i tij, një burrë 24-vjeçar i quajtur Hadi Matar, 'thjesht goditi në mënyrë të egër, goditi dhe preu, thika më përplasi sikur jeta e saj të ishte e imja: në qafë, fytyrë, trup, dorë, kofshë dhe, goditja më mizore, në syrin e djathtë. Tehu shkoi deri në nervin optik që do të thoshte se nuk do të kishte asnjë mundësi për të shpëtuar shikimin. Kishte ikur”.

Salman Rushdie: Unë e pashë në ëndërr sulmin dy

Sot ka plagë kudo, në kokë, në qafë, pas veshit. Diku ia mbulojnë flokët, diku mjekra. Dhe jo, nuk është i sigurt nëse u godit 13 apo 14 herë.

Unë nuk i numërova goditjet edhe sekondat. Di vetëm atë që mediat thanë. 27 sekonda. Është e çuditshme se sa dëm mund të bëni në 27 sekonda nëse keni një thikë në dorë”, thotë ai.

Salman Rushdie: Unë e pashë në ëndërr sulmin dy

“Është e pamundur të shikoje atë pellg gjaku dhe të mos mendoje se do të vdisje. Nuk ishte frika prej vdekjes, kryesisht ishte ndjenja ishte e vetmisë, trishtimi i vdekjes larg njerëzve që do. Kjo ishte ajo që ndjeva.”